Alarm...

Futboll

Alarm...

Më: 19 janar 2019 Në ora: 11:25
Unai Emery

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka pranuar se shpresat e skuadrës së tij për ta mbyllur këtë sezon në 4 vendet e para të Premier League, që vlen kualifikimin në Champions, kalojnë nga ndeshja e sotme me Chelsea, në “Emirates”. Pra, nëse të tijtë humbasin ndaj bluve të Londrës, shanset për këtë objektiv "minohen" seriozisht. 

“Topçinjtë e Londrës” vijnë në këtë përplasje me Chelsea në një situatë jo fort pozitive, me tri humbje në gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit. Humbja e fundit (1-0) kundër West Ham, fundjavën e kaluar, e la Arsenalin 16 pikë prapa Liverpool-it të vendit të parë dhe gjashtë pikë prapa Chelsea, që mban vendin e katërt.

Një tjetër humbje sot do ta largonte Arsenalin nëntë pikë nga vendi i katërt, një “mal” që, siç pranohet prej Emery, do të ishte pothuajse i pamundur të ngjitej. Trajneri spanjoll është i vetëdijshëm për kërcënimin e madh që paraqet kundërshtari i sotëm: "Me një lojtar si Eden Hazard, Chelsea është në gjendje të arrijë gjithçka. Ai është ndër pesë lojtarët më të mirë në botë. Hazard ka bërë ndryshimin në shumë ndeshje.

Mendoj se mundësia më e mirë për ne është kur e kontrollojmë ndeshjen siç duam, ndonjëherë duke përdorur tre mbrojtës qendrorë. Sidoqoftë, në momente të tjera duhet të luajmë me mbrojtje të plotë, sepse duhet të kontrollojmë situata të ndryshme, me më shumë lojtarë në mesfushë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat