Edhe një sqarim i therandasve për lojtarët që dikush i quan serb

Futboll

Edhe një sqarim i therandasve për lojtarët që dikush i quan serb

Nga: K. Goca Më: 19 janar 2019 Në ora: 12:46
Edhe një sqarim i therandasve për lojtarët që dikush i quan serb

Zhurmë dhe zhurmë, por si duket kësaj pune do t’i vihet kapaku pasi që të sqarohen të gjitha gjërat dhe e vërteta e futbollistëve të ardhur nga Novi Pazari, Tarik Çmajçanin dhe Denis Avdiç. Çmajçanin që është i akuzuar se kinse është serb, ai ka deklaruar të klubi i Ballkanit nga Theranda, se është me prejardhje shqiptare dhe vjen nga një fshat i Durrësit. 

Drejtuesit e Ballkanit kanë dalë edhe me një sqarim rreth futbollistëve. “Sqarim rreth ndërprerjes me furnizim nga uji Pika. Rë nderuar tifoz dhe qytetar sqarim lidhur me kishe sponzorizimin e Ujit pika për FC Ballkanin , por realiteti është bërë marrëveshje me Ujin Pika për Marketing në Stadium me vendosjen e panos pika me interesin e tyre (siç e dokumentojmë ne foto) në vlere vjetore 1000 euro ,dhe në këtë vlere jemi dakorduar që mos të paguhet në Euro por me kompenzim me ujin për lojtar.

Sqarim FC Ballkani që nga data 01.07.2017 e deri më tani nuk është sponzorizuar as edhe 1 euro nga askush tjetër përveç Sponzorit te vetëm CIMA Group. Edhe një sqarim në lidhje me transferimin e 2 lojtarëve boshnjak me nënshtetësi serbe, jemi në analiza të mirëfillta me qytetarë, themeluesit e klubit, FFK-n si dhe organe tjera dhe së shpejti do të marrim vendimet e duhura për më të mirën e qytetit dhe FC Ballkanit, pasi jemi të shqetësuar shumë për gjendjen në qytetin tonë. Faleminderit për mirëkuptim”, shkruan Arsim Kabashi, zyrtar i klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat