Roma mezi arkëtoi tri pikë në stadiumin “Olimpico”, ndaj Torinos së papërshtatshme. Romakët shënuan fitore me rezultat 3:2, në ndeshjen e javës së 20-të në Serie A. Ndeshje dramatike e me pesë gola të shënuar, por në fund Roma nuk lejoi që të mbetet vetëm me një pikë.
Për Romën shënuan futbollistët Zaniolo (15), Kolarov (34'-nga penalltia), El Shaarawy (73') dhe për Torinon Rincon (51') e Ansaldi (67'). Roma renditet në vend të katërt me 33 pikë, ka 6 më shumë se Torino që zë pozitën e nëntë.