Nuno Espirito Santo u dërgua në tribuna pasi Diogo Jota shënoi golin dramatik të fitores në triumfin 4:3 të Wolves kundër Leicester Cityt.
Trajneri portugez vrapoi nga zona e tij për t’iu bashkuar lojtarëve në festë pasi Jota shënoi në minutën e 92-të.
Ai u dërgua në tribuna disa sekonda më vonë nga gjyqtari Chris Kavanagh.
Në anën tjetër, trajneri i “Dhelpërave”, Claude Puel u pa i zhgënjyer pasi Leicesteri kishte luftuar shumë për t’u rikthyer në ndeshje.