Shaqiri 18 minuta, Liverpooli hoqi shumë!

Futboll

Shaqiri 18 minuta, Liverpooli hoqi shumë!

Nga: Kemajl Goca Më: 19 janar 2019 Në ora: 17:52
Shaqiri 18 minuta, Liverpooli hoqi shumë!

Xherdan Shaqiri u aktivizua nga minuta e 72-të për Liverpoolin, në një ndeshje dramatike dhe arritën fitore të ngushtë me rezultat 4:3 në stadiumin “Anfield”, kundër Crystal Palaces. Skuadra e Crystal Palaces me gjithë humbjen u tregua “kockë e fortë” për të kuqtë.

Sulmuesi egjiptian Mohamed Salah ishte në formë të lartë dhe me dy golat e tij ka qenë hero i kësaj fitore shumë të vështirë.

Ai shënoi në minutën e 47-të e 75’, Roberto Firmino (53’) e Sadio Mane (90+3'), kurse për mysafirët Andros Townsend (34’), James Tomkins (65’) e Max Meyer (90+6'). Shaqiri luajti në 18 minutat e fundit por kontribuoi në fitoren shumë të vështirë të skuadrës së tij, e cila prinë me 60 pikë pas 23 jave në Premier League, kurse Crystal Palace mban pozitën e 14-të me 22.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat