Ibraimi flet si kuqezi

Futboll

Ibraimi flet si kuqezi

Më: 19 janar 2019 Në ora: 18:46
Ibraimi flet si kuqezi

Futbollisti më i ri i Shkëndijës së Tetovës, Agim Ibraimi, ka folur ekskluzivisht për kanalin e klubit, pasi ka kompletuar lëvizjen e tij në fanellën kuqezi. Sulmuesi 30-vjeçar bëhet përforcimi i parë i Shkëndijës në afatin kalimtar të janarit dhe në fjalët e tij të para si kuqezi nuk fsheh entuziazmin që rikthehet në klubin e tij të zemrës.

“Është moment që nuk përshkruhet më fjalë. Jam shumë i lumtur që jam sërish këtu. Bëhet fjalë për klubin tim të zemrës dhe asnjëherë nuk kam dyshuar se një ditë do të kthehesha.”

Ndarja me Shkëndijën në moshë shumë të re ishte vetëm fizike për Ibraimin dhe ai thotë se kuqezinjtë kanë qenë në zemrën e tij gjithandej.

“Kujtoj çastet e fëmijërisë te Shkëndija dhe ndjenjën kur jam ndarë me klubin dhe familjen në moshë shumë të re. Për çdo sukses që kam arritur në karrierën time me klubet ku kam luajtur kam qenë entuziast se ato gjëra do t’i përjetoja me Shkëndijën, qoftë titujt apo sukseset në kupat e Europës.”

Numri i ri 10 i Shkëndijës u shpreh mirënjohjen pronarëve që mundësuan rikthimin e tij, ndërsa tifozërisë u premton suksese të reja me kuqezinjtë.

“Shfrytëzoj rastin të falënderoj familjen Destani dhe kryetarin e klubit, Visar Bexhetin, të cilët ishin iniciatorë të kësaj marrëveshjeje. Përshëndes gjithë tifozët, “Ballistët” në veçanti. Besoj se do të kemi shumë suksese së bashku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat