Kampioni në fuqi dhe lideri i kampionatit, ka luajtur si macja me miun me Guingamp-in, duke i shkaktuar debakël me rezultat 9:0, në ndeshjen e javës së 21-të të kampionatit francez. Golat i shënuan: Neymar (11' e 68'), Mbappe (37', 45' e 89’), Cavani (60', 66' e 75') e Meunier (83').
PSG udhëheq me 53 pikë, kurse Guingamp është në fund të renditjes me 14. PSG nuk ka rival në Francë dhe vështirë ndonjë skuadër që mund ta rrezikojë pozitën e parë të saj.