Arsenal fiton derbin e Londrës, Chelsea të pafuqishëm

Futboll

Arsenal fiton derbin e Londrës, Chelsea të pafuqishëm

Më: 19 janar 2019 Në ora: 20:40
Pamje nga ndeshja

Kryendeshja e xhiros së 23-të të Premierligës i ka takuar skuadrës së Arsenal.

“Gunners” kanë triumfuar me rezultatin 2:0 në përballjen kundër Chelsea.

Golin e parë në këtë takim e realizoi sulmuesi francez, Alexandre Lacazzete, i cili pas asistimit të Hector Bellerin, tundi rrejtën e Arrizabalaga, në minutën e 14’.

5 minuta para përfundimit të pjesës së parë, ishte Laurent Koscielny që dyfishoi epërsinë e skuadrës së tij.

Ky ishte goli i fundit në këtë takim, i cili siguroi tri pikë të “arta” për lojtarët e Unai Emery.

Me këtë fitore Arsenal grumbullojnë 44 pikë dhe afrohen në vetëm tri pikë me Chelsean.

Kështu, gara për vendin e katërt është rihapur, me Manchester United dhe Arsenal që kanë pikët e barabarta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat