Barcelona ka treshe të frikshme

Futboll

Barcelona ka treshe të frikshme

Më: 20 janar 2019 Në ora: 12:17
Barcelona ka treshe të frikshme

Momenti spekta kolar që po ka lon Osman Dembele te Barcelona bën që Ernesto Valverde të ketë “tredhëmbëshin” e tij në repartin e avancuar. Në fillim dukej një ekzagjerim, por hapësira boshe që la Nejmar pas largimit të tij ka nisur të zbehet. Mes Mesit (24 gola dhe 13 asiste), Suarezit (14 gola dhe 7 asiste) dhe Dembeles (12 gola dhe 5 asiste) janë në total 50 gola dhe 25 asiste.

Një shifër, e cila e ndihmon Barcelonën që të jetë kryesuese e kampionatit spanjoll, të jetë në çerekfinalen e Kupës së Mbretit dhe mbi të gjitha në fazën e 1/ 8-ave të Ligës së Kampionëve. Ndryshe nga një vit më parë, derisa u shfaq Kutinjo (një tjetër element që prishte treshen e sulmit, por e ndihmon në shumë raste), ishte Paulinjo, goleadori i tretë i Barcelonës. Por prezenca e Dembeles në këtë sezon i dha më shumë “gaz” Barcelonës. Është e vërtetë se Leo Mesi është lideri i treshes së re të sulmit katalanas. Ai vetëm ka shënuar thuajse 50% të golave dhe më shumë se gjysmën e asisteve.

Por pa ndihmën e shokëve të skuadrës nuk mund të shkëlqente. Luis Suarezi e  ndihmon shumë duke i krijuar hapësira, ndërsa Dembele gjithashtu kërkon vëmendje maksimale nga mbrojtjet kundërshtare. Shpejtësia e tij bën që rivalët ta markojnë me dy lojtarë dhe kjo u jep mundësi shokëve të ekipit si Suarez dhe Mesi për të shkëlqyer.

Dhe ata po e shfrytëzojnë më së miri këtë fakt. Deri në fund të sezonit, nëse Barcelona do të shkojë në fund të të gjitha kompeticioneve kanë mbetur 35 ndeshje zyrtare. Barcelona deri tani ka luajtur 30 (19 në kampionat, një në Superkupën e Spanjës, 4 në Kupën e Mbretit dhe 6 në Champions). Nëse do të vazhdojnë të shënojnë si tani, projeksioni është 108 gola deri në fund të sezonit. Për momentin kanë arritur të shënojnë 1.66 gola për ndeshje. Mesi është i pari, i cili ka shënuar 1 gol për ndeshje.

Nga MSN te MSD, Barcelona tani e ka treshen e sulmit. Ernesto Valverde po e menaxhon siç duhet djaloshin “rebel” Dembele, i cili në fillim të sezonit pati shumë probleme dhe vonohej në stërvitje. Për Kutinjon do të jetë gjithmonë më e vështirë për të luajtur, por kjo ka shumë pak rëndësi për trajnerin Valverde dhe tifozët.

Ata duan fitoren e titujve dhe të mirën e Barcelonës, pavarësisht futbollistëve që aktivizohen në fushën e lojës. Sot pritet që të jenë të tre titullarë ndaj Leganesit, por trajneri nuk e konfirmoi diçka të tillë, duke thënë se do të vendosë përpara ndeshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat