Nuk ndalet Agim Ademi

Futboll

Nuk ndalet Agim Ademi

Më: 20 janar 2019 Në ora: 12:24
Pamej nga takimi

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, kanë vizituar, kompaninë “Eagles Sport Management”, e cila merret me organizimin dhe menaxhimin e sportit në Gjermani. Krerët e FFK-së u pritën nga menaxherët e kësaj kompanie, Aurora Haliti dhe Besart Rama, ku u njoftuan me punën dhe veprimtarinë e kësaj kompanie si dhe për mundësitë e bashkëpunimit. Me këtë rast menaxherët e kësaj kompanie shfaqën interesim që të bashkëpunojnë në disa pika me FFK-në, sidomos në krijimin e një databaze për zbulimin dhe identifikimin e talenteve të rinj me prejardhje nga Kosova, të cilët jetojnë në Gjermani, por edhe në tërësi në Evropë. Po ashtu, ata shprehën gatishmëri për të ndihmuar në forma të ndryshme për takimet dhe eventet që do t’i ketë FFK-ja në të ardhmen në Evropë. Gjithashtu ata i ofruan krerëve të FFK-së një projekt-propozim, për të cilin presidenti Ademi theksoi se do ta shqyrtojnë në Komitetin Ekzekutiv të FFK-së dhe më pas do të shohin se në cilat pika do të mund të bashkëpunojnë. Krerët e FFK-së gjatë këtij takimi theksuan nevojën që kjo kompani të bashkëpunojë edhe me Federatën e Futbollit Shqiptar në Gjermani, si pjesë e futbollit tonë për promovimin e talenteve dhe grumbullimin e tyre. Gjatë këtij takimi krerët e FFK-së theksuan edhe një herë se FFK do të punojë në mënyrë institucionale me vendet e Evropës, e sidomos me Gjermaninë e Zvicrën, në mënyrë që të bëhet sa më i lehtë afrimi i talenteve të që mbrojnë ngjyrat e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat