Trajneri i Malagës me fjalë të mëdha për shqiptarin

Futboll

Trajneri i Malagës me fjalë të mëdha për shqiptarin

Më: 20 janar 2019 Në ora: 13:42
Trajneri i Malagës me fjalë të mëdha për shqiptarin

Malaga arriti të fitonte sërish mbrëmjen e djeshme në La Liga 2 në Spanjë, duke mbajtur përkohësisht vendin e parë në renditje. Mesfushori i kombëtares shqiptare, Keidi Bare, ishte sërish titullar me ekipin e tij, duke bindur me lojën që zhvilloi.

Në ndeshjen e dytë si titullar me ekipin e parë të Malagas, Bare arriti të bënte gjithçka mirë në repartin e mesfushës. Tashmë duket se futbollisti i kombëtares shqiptare ka fituar besimin e trajnerit të Malagas, i cili nuk i ka kursyer fjalët e mira pas ndeshjes. 

Juan Muniz, trajneri i ekipit të Malagas, pas fitores 2:1 ndaj Lugo, ka folur për mediat duke analizuar lojën e skuadrës së tij. Në një prononcim ai është pyetur për Keidi Bren, duke deklaruar se: “Ai po punon shumë mirë. E ka fituar gjithçka po merr. Ai ka bërë dy ndeshje shumë të mira deri më tani dhe ka ndihmuar shumë ekipin”-është shprehur Muniz. 

Në të njëjtën linjë mendimi ka qenë dhe në deklaratën për faqen zyrtare të Malagas. Duke analizuar lojën e të tijëve, ai u shpreh për Keidi Baren se: “Ne arritëm presion të mirë me Keidin dhe N`Diaye, duke mbajtur ritmin e lartë të lojës”-ka thënë ndër të tjera trajneri i Malagas. 

Ekipi i La Liga 2, ku bën pjesë dhe mesfushori shqiptar, është prentendet kryesor për ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll. Pas gjysmës së parë të sezonit, ku Bare luante më shumë me ekipin e dytë, është rikthyer për të luajtur me ekipin e parë, aty ku duket se ka krijuar besim se mund të jetë i rëndësishëm për skuadrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat