Xhaka: Para 10 viteve Kampion Bote, sot kapiten krenar i Zvicrës

Futboll

Xhaka: Para 10 viteve Kampion Bote, sot kapiten krenar i Zvicrës

Më: 20 janar 2019 Në ora: 14:36
Granit Xhaka

Trendi i ri në rrjetet sociale “10 Year challenge” e ka rikthyer Granit Xhakën në një moment të veçantë në fillimet e karrierës së tij si futbollist.

Fiks para dhjetë viteve, kosovari Granit Xhaka e fitoi Kupën e Botës me ekipin kombëtar të Zvicrës U-17, duke e mundur 1-0 Nigerinë në finale.

Para se ta mposhte Nigerinë, Zvicra e Xhakës e kishte eliminuar Brazilin e Neymarit, Philippe Coutinhos dhe Casemiros.

Image

Zvicra e kishte të sigurt kalimin në fazën e eliminimit direkt, pasi i kishte fituar dy ndeshjet e para në grup, por Brazilit i nevojitej të paktën një barazim. Të cilin s’e mori. Zvicra triumfoi me golin e vetëm të shënuar nga Nassim Ben Khalifa – që tani luan në St Gallen – pas një harkimi nga këndi i Xhakës.

Kështu, Xhaka me shokë shkuan deri në fund dhe rrëmbyen Kupën e Botës. E trendi i ri “10 Year challenge” ia rikujton yllit kosovar të Arsenalit rrugëtimin e gjatë në karrierën e tij nga pushtimi i botës si 17-vjeçar deri në lider të ekipit senior të Zvicrës.

Xhaka tani është kapiten i Zvicrës dhe shumë krenar.

“Më 2009 ne shpallemi kampionë të botës me ekipin U-17 kundër Nigerisë dhe sot unë jam kapiten krenar i ekipit kombëtar. Mezi pres të bëjë më shumë arritje në fanellën e Zvicrës”, shkroi Xhaka në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat