Fjalët e Granit Xhakës pasi mundën Chelsean

Futboll

Fjalët e Granit Xhakës pasi mundën Chelsean

Më: 20 janar 2019 Në ora: 16:06
Fjalët e Granit Xhakës pasi mundën Chelsean

Arsenali ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në derbin londinez kundër Chelseas. Në ndeshjen e zhvilluar në “Emirates Stadium”, vendasit fituan me rezultat 2:0.

“Është e pabesueshme. Ne kishim një ndeshje të vështirë ndaj West Hamit dhe e dinim se nëse nuk fitojmë ndaj Chelseas, do të bëheshin gjërat të vështira për ne. Por, ne treguam karakter të mrekullueshëm. Ata nuk shënuan ndaj nesh dhe ne jemi të lumtur për tre pikët”, tha Xhaka.

“Natyrisht, ne thamë para ndeshjes se nëse nuk sfidojmë, atëherë do të jetë vështirë, sepse Chelsea ka një skuadër të mirë. Ata kanë cilësi me topin dhe ne jemi të lumtur për fitoren”, vazhdoi Xhaka.

Tutje, Graniti thotë se nëse ai dhe skuadra e tij vazhdojnë të luajnë në këtë mënyrë, atëherë Arsenali mund ta mposhtë çdo kë.

“Ne tentojmë ta ndihmojmë njëri-tjetrin me top dhe pa top. Është e rëndësishme ta kemi këtë shpirt luftarak. Mund ta shihni se nëse luajmë sikur dje, atëherë mund t’i mposhtim të gjithë”, tha Xhaka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat