Manchester City nuk lëshon pe

Futboll

Manchester City nuk lëshon pe

Nga: K. Goca Më: 20 janar 2019 Në ora: 16:18
Ilustrim

Manchester City nuk lëshon pe. Skuadra e Manchester Cityt me lehtësi importoi tri pikë të mëdha në duel me Huddersfield-in. City triumfoi me rezultat 3:0 dhe ruan hapin për kreun e tabelës në Premier League. Vendasit nuk kishin fuqi që t’i bëjnë ballë kampionit të disponuar për lojë.  

Në minutën e 28-të Danilo ndëshkoi vendasit, ndërsa Raheem Sterling  (54’) e Leroy Sane (56’) thelluan fitoren. City renditet në vend të dytë me 56 pikë, ngec për 4 pikë nga lideri Liverpooli dhe Huddersfield është i fundit me 11.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat