45 minuta larg vdekjes, engjëlli mbrojtës i lojtarit është bërë bashkëshortja

Futboll

45 minuta larg vdekjes, engjëlli mbrojtës i lojtarit është bërë bashkëshortja

Më: 20 janar 2019 Në ora: 16:56
45 minuta larg vdekjes, engjëlli mbrojtës i lojtarit është bërë bashkëshortja

Mbrojtësi i Cardiffit, Sean Morrison këtë javë ka parë tmerrin me sy, teksa të hënën në mbrëmje është ndjerë i dobët fizikisht duke mos e kuptuar se ku qëndronte problemi.

Bashkëshortja e tij, Stacey ka nxituar për ta dërguar në urgjencën më të afërt për t’u konsultuar me mjekët, por ndërkohë ka telefonuar doktorin e klubit, i cili është paraqitur menjëherë në spital duke e futur urgjent lojtarin në sallën e operacionit.

Stacey është treguar vigjilente për të bërë lëvizjet e duhura edhe pa e ditur që jeta e të shoqit ishte në rrezik, pasi sipas mjekut nëse do të ishte dërguar 45 minuta më vonë në spital, pasojat do të kishin qenë fatale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat