Leard Sadriu trim i fitores së Shkëndijes

Futboll

Leard Sadriu trim i fitores së Shkëndijes

Më: 20 janar 2019 Në ora: 17:21
Reprezentuesi i Kosovës, Sadriu, si bombë për maqedonët!

Shkëndija nga Tetova, kampion në fuqi dhe lider i kampionat në Maqedoni, zhvilluan ndeshjen e dytë kontrolluese në kuadër të fazës përgatitore të dimrit duke mundur me rezultat 2:1 Makedonija Gj.P.. Ashtu si në testin e parë me Renovën edhe tani trajneri Qatip Osmani në secilën pjesë në fushë nxori dy formacione të kombinuara, ndërsa të lirë u lanë Mici dhe Zahov si dhe Radeski e Junior që ende nuk janë gati për lojë. Për dallim nga testi i parë në këtë ndeshje intensiteti i lojës ishte në nivel më të lartë dhe kuqezinjtë ishin ekipi më kërkues në terren. Ndryshimi erdhi në minutën e 25-të kur asistin e Zija Merxhanit në gol e konverton Shefit Shefiti për 1:0 pas 45 minutave të para. 

Formacioni i kuqezinjve në fraksionin e dytë gjithashtu solli volum loje, mirëpo disa raste të humbura u ndëshkuan nga kundërshtari që me anë të Kostovskit në minutën e 77-të barazuan në 1:1. Shkëndija deri në fund u vendos para portës kundërshtare, Leard Sadriu humbi mundësinë më të mirë kur goditja e fortë e tij u ndal në shtyllë, mirëpo mbrojtësit të ri të Kombëtares së Kosovës U-21, Leard Sadriut, fati do t’i kthehej dy minuta (88’) para fundit kur nga brendësia e zonës shënon për rezultat përfundimtar 2:1. 

Me këtë ndeshje kuqezinjtë përfundojnë fazën e parë përgatitore në Tetovë dhe pas dy ditëve të lira skuadra do të udhëtojë drejt Antalisë ku do të zhvillohet faza e dytë dhe kryesore e përgatitjeve dimërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat