Ky është vlerësimi për Zenelin pasi u tregua vendimtar për ekipin e tij

Futboll

Ky është vlerësimi për Zenelin pasi u tregua vendimtar për ekipin e tij

Më: 20 janar 2019 Në ora: 19:20
Arbër Zeneli

Arbër Zeneli është treguar sërish vendimtar për Heerenveenin, me asistimin krejt në fundin e ndeshjes me Ajax Amsterdamin.

Në ndeshjen e luajtur në udhëtim te Ajaxi, skuadra e 23-vjeçarit arriti të fitojë një pikë në udhëtim.

4 me 4 ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes së luajtur në ‘Johan Cruyff Arena’, ku Zeneli doli në skenë me asistimin për te goli i Kik Pierie.

Nota e Arbër Zenelit në ndeshjen kundër Ajaxit

Image

Për paraqitjen e tij në këtë takim, ku e luajti të gjithë ndeshjen, ylli i Kosovës mori notën 7.1.

Ai po ashtu pati dy tentime në portë, derisa të dyja gjuajtjet iu pritën, teksa pati saktësi 84% të pasimeve (16 prej tyre ishin të sakta).

Zeneli po ashtu pati 15 duele gjithsej në këtë ndeshje, 6 prej të cilave i fitoi.

Sidoqoftë, njeriu i ndeshjes në këtë takim, për shkak të dy golave të shënuar ishte sulmuesi Sam Lammers.

Image

Notat e futbollistëve mund t’i shihni në grafikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat