Juve bën detyrën ndaj Chievo-s, portieri 40-vjeçar i pret penalltinë Ronaldos

Futboll

Juve bën detyrën ndaj Chievo-s, portieri 40-vjeçar i pret penalltinë Ronaldos

Më: 21 janar 2019 Në ora: 22:57
Pamje nga ndeshja

Ndeshja mes vendit të parë dhe vendit të fundit të Serie A ka përfunduar me rezultatin 3-0 në favor të Juventus në Allianz Stadium.

Ishte një ndeshje e lehtë ndaj Chievo-s, një prej skuadrave më të dobëta të këtij edicioni të Serie A.

Pas golave të Douglas Costa (13) dhe Emre Can (45), Cristiano Ronaldo ka shpërdoruar një penallti në pjesën e dytë dhe ishte portieri Sorrentino, i cili pas disa javësh mbush 40 vjeç, që i ka mohuar golin me një pritje fantastike.

Gjithsesi në fund të takimit Juve trefishon rezultatin me anë të Rugani-t.

Me këtë fitore, Juventus ruan avantazhin e nëntë pikëve ndaj Napolit në vendin e dytë.

Skadra e Allegri-t akoma nuk ka pësuar asnjë humbje në Serie A këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat