Zhduket avioni me futbollistin e Premier Ligës

Futboll

Zhduket avioni me futbollistin e Premier Ligës

Më: 22 janar 2019 Në ora: 11:17
Emiliano Sala

Futbollisti i sapotransferuar në Premier Ligën angleze Emiliano Sala ishte në një avion që është zhdukur pa gjurmë në Kanalin e La Manshit.

Cardiff City raportoi mëngjesin e sotëm se tashmë situata është mjaft shqetësuese, pasi sulmuesi argjentinas la dje Nantën në Francë për të zbarkuar në Kardif, në Uells, dje në mbrëmje.

Policia franceze dhe klubi i Nantes kanë konfirmuar se Sala ishte një ndër dy personat që kishin hipur në avionin Piper Malibu, që humbi kontaktin pranë farit Casquets.

Cardiff City e bleu argjentinasin 28-vjeçar të shtunën nga Nantes (12 gola në 19 ndeshje këtë sezon në Ligue 1), për shifrën rekord për klubin prej 15 milionë sterlinash.

Kërkim nga ajri dhe toka ka nisur në ishujt e Kanalit të La Manshit, por ende nuk ka asnjë njoftim për gjetjen e avionit të humbur./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat