Mamaja e futbollistit “çmend” fansat: Jam gati për...

Futboll

Mamaja e futbollistit “çmend” fansat: Jam gati për...

Më: 22 janar 2019 Në ora: 13:16
Mamaja e futbollistit “çmend” fansat: Jam gati për...

Mesfushori i Romës, Nikolo Zaniolo po shkëlqen në Serinë A me fanellën e kryeqytetasve. 19-vjeçari u transferua në fillim të sezonit nga skuadra e Interit dhe falë talentit të tij arriti të fitonte një vend titullari në skuadrën e Di Françeskos.

Teksa Zaniolo shkëlqen në fushën e blertë, mamaja e tij, Françeska Kosta, vazhdon të tërheqë vëmendjen në rrjetet sociale, duke u shndërruar në “mbretëreshën e Instagramit.

Ajo numëron plot 35 mijë ndjekës, teksa fotot e saj tërheqëse nuk mungojnë. Në një intervistë të dhënë për mediat italiane mamaja e mesfushorit ka treguar dëshirën e saj për të marr pjesë në një format televiziv të ngjashëm me “Big Brother” por jo në format sportiv pasi nuk do të shqetësojë djalin e saj.

“Unë jam thjesht një nënë që ndjek djalin e saj. Me Igor Zaniolon, jemi njohur në një sallon bukurie, nga martesa jonë erdhi Nikolo. Sigurisht unë jam ende e re pasi Nikolon e kam lindur kur isha vetëm 20 vjeç. Duke qenë se ai nuk i jep makinës, unë e çoj dhe e marr në stërvitje dhe më pas përgatisim bashkë makarona me salcë domateje.”

Edhe pse po i afrohet të 40-ve, Françeskës i pëlqen të postoj shpesh foto provokuese në rrjetet sociale. E pyetur për këtë fakt ajo sqaron:

“Unë nuk i shpërndaj fotot për t’u bërë e famshme, foto të tilla kanë qenë gjithmonë në profilin tim. Mua më pëlqen të fotografoj veten, të merrem me sport dhe të kujdesem për veten. A do të të shohim në televizion në të ardhmen? Nëse do të marr një ftesë nga një format si “Big Brother” atëherë po. Por jo në futboll, nuk dua të kem konflikt interesi me Nikolon”, u shpreh mamaja e futbollistit të Romës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat