United i ofron kontratë të re Pogbasë

Futboll

United i ofron kontratë të re Pogbasë

Më: 22 janar 2019 Në ora: 13:28
Paul Pogba

“Djajtë e Kuq”, duan ta vazhdojnë bashkëpunimin me mesfushorin francez.

Nga lojtar jashtë projektit të Manchester United dhe pothuajse i larguar me Jose Mourinhon në stol në një futbollist kyç për Manchester United.

Bëhet fjalë për Paul Pogba i cili ka gjetur sërish lumturinë te Djajtë e Kuq dhe e ardhmja do të vazhdojë të jetë në Old Trafford.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze drejtuesit e Manchester United kanë nisur bisedimet me agjentin e mesfushorit francez për t’i rinovuar atij kontratën aktuale e cila i skadon pas dy vitesh e gjysmë.

Bashkëpunimi mund të zgjatet deri në 2023-in ose 2024-ën, teksa pritet të jetë thjeshtë një formalitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat