Alli jashtë fushës për disa javë

Futboll

Alli jashtë fushës për disa javë

Më: 22 janar 2019 Në ora: 19:40
Alli jashtë fushës për disa javë

Dele Alli do të mungojë për gjashtë javë pas tërheqjes muskulore të pësuar gjatë sfidës me Fulham të dielën.  Ky është një tjetër lajm i keq për Tottenhamin, 22-vjeçari do t’i bashkohet Harry Kane në infermieri në një moment të rëndësishëm për klubin.  Alli, i cili do të mungojë në gjysmëfinalen e Carabao Cup ndaj Chelseat, doli nga fusha duke çaluar në minutën e 88-të.  Kane do të mungojë deri në mars pas dëmtimit në kavilje që pësoi ndaj Manchester United.  Ndërkohë Dembele dhe Son gjithashtu do të qëndrojnë larg fushës, i pari për një dëmtim ndërsa i dyti është duke luajtur në Kupën e Azisë për Korenë e Jugut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat