Berisha fton ‘Plisat’ dhe qytetarët në përkrahje kundër gjermanëve

Futboll

Berisha fton ‘Plisat’ dhe qytetarët në përkrahje kundër gjermanëve

Nga: Kemajl Goca Më: 22 janar 2019 Në ora: 19:46
Dardan Berisha

Z Mobile Prishtina është para një sfide të vështirë apo siç thuhet në zhargonin sportiv finale para finales kundër ekipit gjerman s. Oliver Wurzburg. Fitorja për Prishtinën do të thotë shumë, sepse do të mbajë fortë në garë për të siguruar një vend për më tutje në garat e FIBA Eurocupe në basketboll. Bardhekaltrit janë në grup I së bashku me s. Oliver Wurzburg, Pinar Karsiyakan e Szolnoki Olaj nga Hungaria. 

s. Oliver Wurzburg është lider i grupit me 6 pikë pas 3 xhirove të luajtura, pasojnë Pinar Karsiyaka me 5, Z Mobile Prishtina me 4 dhe Szolnoki Olaj. Drejtuesit e liderit të Kampionatit të Kosovës, thonë se gjithçka është e gatshme për sfidën kundër ekipit gjerman. Në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, pritet atmosferë e zjarrtë dhe mos të ketë vend për të gjithë të interesuarit për të pa këtë sfidë të madhe, që luhet nesër në orën 19.00. s.

Oliver Wurzburg është skuadër shumë e fortë dhe jo e panjohur për ekipin nga kryeqyteti. Me 12 dhjetor të vitit të kaluar Prishtina ishte mundur me rezultat 95:77 nga s. Oliver Wurzburg. Skuadra me e suksesshme në vendin tonë synon hakmarrje, njëkohësisht një fitore që do të peshonte shumë. Duhet theksuar se dy ekipet e para të grupit do të avancojnë në 1/8 e finales së FIBA Europe Cup, derisa dy të tjerat do t’i japin fund aventurës evropiane. 

Basketbollisti më i mirë në Kosovë, Dardan Berisha, shprehet i matur para kësaj sfide. Ai fton tifozët “Plisat” dhe qytetarët në numër të madh në palestër, që të janë krah i fortë në luftë për fitore.  Berisha me bashkëlojtarë janë në formë të lartë dhe besojnë e shpresojnë se do të kanë edhe mbrëmjen e tyre, për të arritur drejt qëllimit që kanë para vetes.

“Bota sot”: Sa është e përgatitur z Mobile Prishtina për s. Oliver Wurzburgun dhe ku janë përparësitë?

Dardan Berisha: Jemi të përgatitur mjaft mirë dhe përparësia jonë është terreni vendas.

“Bota sot”: Ku është rreziku më i madh nga gjermanët?

Dardan Berisha: E kanë një ekip komplete dhe definitivisht duhet me pas shumë kujdes, në kërcime e në sulm të kundërshtarit sepse aty po çalojmë kohët e fundit.

“Bota sot”: A jeni në presion të lojës kur dihet se fitorja iu hap rrugën për të menduar drejt kualifikimit dhe cila është porosia për ‘Plisat’?

Dardan Berisha: Çdo lojë e ka presionin e vet por besoj që presionin kemi me shndërruar në motivim dhe me arritur fitore tepër të rëndësishme për neve, me një kundërshtar tepër të fortë. E për këtë ndeshje, i ftoj ‘Plisat’ dhe krejt qytetarët me ardhur me na përkrah dhe me bë një atmosferë qysh veç na dimë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat