Boateng: Isha gati të nisesha në këmbë e jo më me avion për Barcelonë

Futboll

Boateng: Isha gati të nisesha në këmbë e jo më me avion për Barcelonë

Më: 22 janar 2019 Në ora: 19:51
Boateng

Kevin Prince-Boateng (31 vjeç) tregoi se ka mundësi për ta ndihmuar skuadrën e tij të re, Barcelonën, edhe pse e pranon se nuk do të jetë titullar. Ai filloi të thoshte, pa pyetur askënd: “Është ditë e pabesueshme në jetën time, është një nder i madh të jem këtu dhe dua të fitoj gjithçka". Më vonë doli në konferencë për shtyp, ku u pyet për videon, në të cilën e deklaron veten si një ndjekës të Real Madridit dhe Cristiano Ronaldos,a i përgjigjet: “Unë jam një lojtar i Barcës, Messi është më i miri në botë në historinë e këtij sporti. Ai ka qenë më i miri edhe në dhjetë vitet e fundit, është kënaqësi që do ta shoh nga afër, duke u stërvitur dhe luajtur".  

I pyetur për rolin e tij në klubin katalanas, lojtari në fjalë nënvizoi: “Tani për tani nuk di asgjë, nuk kam folur ende me trajnerin. Jam këtu për një përvojë të paharrueshme dhe për ta ndihmuar skuadrën në përmbushjen e objektivave. Jam krenar që do të luaj së bashku me lojtarin më të mirë në botë. Ky është një nder për mua.  Falë Zotit, është një dhuratë për të luajtur pranë tij. Mezi po pres për ta parë Messin se si luan. Në moshën time dhe me përvojën që kam, mund të luaj si “9”.

Këtë mundësi do ta marr si sfidë për të provuar se mund të qëndroj edhe një vit më shumë te Barcelona. Dua të luaj sa më shpejt të jetë e mundur, por kjo varet nga trajneri. Unë jam shumë i lumtur që jam kthyer në Spanjë, e cila është si shtëpia ime, ku luhet futbolli më i bukur. Mendoja se ishte e vështirë për t'u kthyer këtu dhe për të luajtur me një ekip si Barcelona, të jem realist, por kur ëndrra realizohet, e ke për detyrë të jetosh realitetin”.  Vetë lojtari pranoi se ka mbetur i befasuar kur mori ftesën nga Barcelona: "Kur dëgjova lajmin, kam folur menjëherë me agjentin tim. Kur më tha se më kërkonte Barcelona, isha gati të nisesha në këmbë e jo më me avion. Pastaj, kur gjithçka u bë zyrtar, përjetova një nder të madh. Jam shumë, shumë i lumtur për këtë mundësi". Kur u pyet për gjendjen e tij fizike, Kevin Prince-Boateng tha se është po aq i fortë, sa në prezantimin e tij: "Gëzoj shëndet të mirë, kam luajtur 90 minuta të shtunën, faleminderit!".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat