PSG në garë me Chelsean për yllin e mesfushës

Futboll

PSG në garë me Chelsean për yllin e mesfushës

Më: 23 janar 2019 Në ora: 06:18
Leandro Paredes

Drejtuesit e PSG kanë marrë parasysh kërkesat e Thomas Tuchel i cili ka kërkuar me doemos një mesfushor gjatë këtij afati kalimtar.

Skuadra franceze është futur në garë me skuadrën e Chelsea, për të siguruar shërbimet e yllit të Argjentinës.

Leandro Paredes është lojtari me agjentin e së cilit kanë biseduar skuadra e Paris Saint Germain, shkruan “Le10sport”.

Francezët i kanë propozuar agjentit të lojtarit një kalim të klientit të tij nga Rusia për në Paris.

Paredes do të ishte ndihmesë e madhe për Thomas  Tuchel, pasur parasysh se Verratti është lënduar dhe Rabiot nuk dëshiron të luaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat