Balotelli mbetet në Francë, sot zyrtarizohet transferimi te Marseille

Futboll

Balotelli mbetet në Francë, sot zyrtarizohet transferimi te Marseille

Më: 23 janar 2019 Në ora: 08:36
Mario Balotelli

Telenovela Mario Balotelli mbyllet me një fund të lumtur. Sulmuesi italian ka lënë përfundimisht Nicen, por karriera e tij do të vazhdojë në kampionatin francez.

Supermario ka firmosur për 6 muajt e ardhshëm me Olympique Marseille, skuadrën që aq shumë e deshi në merkaton e verës me kërkesë të trajnerit Rudi Garcia. Akordi me OM për një kontratë 6-mujore me pagë prej plot 3 milionë eurosh ishte arritur prej kohësh, por largimi i Boateng nga Sassuolo dhe tentativat e West Ham për të marrë shërbimet e Balotellit po mbanin ende në pikëpyetje të ardhmen e lojtarit që gjithsesi në fund zgjodhi të mbetej në Ligue 1 dhe të transferohej te Marseille.

Të mërkurën Supermario do të kryejë edhe vizitat mjekësore për t’u shndërruar edhe zyrtarisht në futbollistin më të ri të skuadrës që drejtohet nga Rudi Garcia.

Pasi realizoi 33 gola në Ligue 1 në dy sezonet e tij të parë me Nice, ky sezon ka qenë për t’u harruar deri tani për Balotellin që numëron 10 paraqitje dhe asnjë gol ndërkohë që raportet me trajnerin Patrick Viera nuk ishin aspak pozitive. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat