Mesazhi i çuditshëm i Sala për shokët e tij: I vinte turp të tregonte se ishte në rrezik

Futboll

Mesazhi i çuditshëm i Sala për shokët e tij: I vinte turp të tregonte se ishte në rrezik

Më: 23 janar 2019 Në ora: 09:43
Emiliano Sala

Sala në Whatsapp paralajmëroi rrëzimin e aeroplanit

Babai i futbollistit të zhdukur, Emiliano Sala, është shokuar kur ka dëgjuar mesazhin e fundit të djalit të tij që thoshte se ishte i frikësuar nga aeroplani që dukej se do të copëtohej.

Në audioincizimet e publikuara në media, Sala thotë se është i lodhur për shkak të punëve rreth transferimit të tij nga Nantes te Cardiff City.

28-vjeçari në audioincizimin që ua ka dërguar shokëve të tij, thotë se ishte në Nantes për të përfunduar të gjitha punët para se të nisej drejt Cardiffit.

“Jam në një aeroplan që duket se do të bëhet copash. Po shkoj në Cardiff tani, çmenduri. Nesër do të vazhdojmë. Do të stërvitem me ekipin tim të ri”, thotë ai në video-incizimin e publikuar nga gazeta e njohur argjentinase “Clarin”.

“Nëse nuk merrni ndonjë lajm nga unë brenda një orë e gjysmë, nuk e di nëse do të dërgoni dikë për të më shpëtuar. Jam i frikësuar”, thotë Sala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat