Real Madridi kërkon këtë lojtar të Juventusit në shkëmbim të Marcelos

Futboll

Real Madridi kërkon këtë lojtar të Juventusit në shkëmbim të Marcelos

Më: 23 janar 2019 Në ora: 10:35
Real Madrid

Në Spanjë po flitet gjithnjë e më shumë për largimin e Marcelos nga Reali i Madridit, me destinacion Torinon.

Madje, mediat spanjolle raportojnë se braziliani i ka kërkuar vetë presidentit Florentino Perez që ta lërë të largohet në verë, nëse Juventusi e kërkon.

“Nëse ata (Juventus) bëjnë një ofertë për mua, më lejoni që të shkoj”, u ka thënë Marcelo drejtuesve të Realit.

Mirëpo së fundmi ka lindur ideja e shkëmbimit. Nëse braziliani do të transferohet te Juventusi, atëherë në Madrid mund të shkojë Alex Sandro.

Të dy klubet kanë marrëdhënie të mira, ndaj edhe ky shkëmbim mund të ndodhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat