Higuain arrin në Londër, del fotoja e parë

Futboll

Higuain arrin në Londër, del fotoja e parë

Më: 23 janar 2019 Në ora: 12:04
Gonzalo Higuain

Gonzalo Higuain ka arritur sot në Angli për të përfunduar transferimin te Chelsea. Sulmuesi argjentinas do të bashkohet me skuadrën londineze në formë huazimi.

Top Calcio ka sjellur fotografinë e parë të arritur së Higuain në Farnborough me avion privat.

Higuain pritet të zyrtarizohet gjatë ditës, por debutimi i tij në ndeshjen e nesërme ndaj Tottenham është i pamundur për shkak të transferimit të vonuar.

Ylli argjentinas do të jetë nesër në tribuna për të parë nga afër skuadrën e tij të re në ndeshjen e Carabao Cup ndaj Spurs.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat