Jo vetëm Piatek, Milani firmos edhe më një tjetër talent

Futboll

Jo vetëm Piatek, Milani firmos edhe më një tjetër talent

Më: 23 janar 2019 Në ora: 12:36
Leroy Abanda

Milani po përmbyll operacionin për të marrë shërbimet e sulmuesit Piatek, teksa polaku po kryen vizitat mjekësore dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi i tij si lojtari më i ri i kuqezinjve.

Ndërkohë, drejtuesit e “djallit” po punojnë edhe në drejtime të tjera në merkato. Në Francë janë të sigurt se skuadra italiane ka arritur akord me Monacon për të marrë shërbimet e mbrojtësit 18- vjeçar, Leroy Abanda.

Mësohet se Abanda do të kalojë te Milani për afro 1 milionë euro, teksa fillimisht do jetë pjesë e akademisë së të rinjve. Deri më tani talenti ka luajtur me ekipin e dytë të Monacos dhe është titullar i padiskutueshëm. Mbrojtësi do të firmosë kontratë me Milanin për 3.5-4.5 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat