PSG ia “rrëmben” Chelseat mesfushorin Paredes

Futboll

PSG ia “rrëmben” Chelseat mesfushorin Paredes

Më: 23 janar 2019 Në ora: 14:45
Leandro Paredes

Kampionët e Francës janë në bisedime për blerjen e yllit të Zenitit.

Përforcimi i mesfushës është kthyer në një objektiv parësor për drejtuesit e PSG-së. Emrat që janë përfolur kanë qenë të shumtë, por zgjedhja përfundimtare ka ardhur nga kampionati rus.

Bëhet fjalë për argjentinasin e Zenitit, Leandro Paredes. Mediat ruse kanë raportuar se është afër marrëveshja mes palëve për transferimin e Paredes në Francë për 45 milionë euro, shumë kjo rekord për një lojtar të kampionatit rus.

Futbollisti 24-vjeçar në të shkuarën ka qenë pjesë e Romës, Empolit dhe Boca Juniors. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat