Interi vë në shitje Perisiçin

Futboll

Interi vë në shitje Perisiçin

Më: 23 janar 2019 Në ora: 15:22
Ivan Perisiç

Futbollisti kroat kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane.

Interi pasi të zgjidhë çështjen e rinovimit të Mauro Icardit, do të fillojë të mendojë për Ivan Perisiç.

29-vjeçari nuk është duke përjetuar një periudhë të mirë këtë sezon, ndaj largimi i tij është i mundshëm, aq më tepër tani që është kthyer për të interesi i klubeve të mëdha evropiane nga Premier League dhe nga La Liga.

Konkretisht, për të interesohen Manchester United dhe Atletico Madrid. Ende nuk ka patur asnjë ofertë zyrtare, por nëse Interi e mendonte që të mos lejonte largimin e kroatit deri verën e ardhshme, tashmë strategjitë në drejtim të Perisiçit duket sikur ndryshojnë duke projektuar largimin e tij që në janar.

Klubet e mëdha evropiane janë gati të ofrojnë plot 40 milionë euro për kartonin e tij dhe, nëse Perisiç do të niset brenda 31 janarit, kohë në të cilën mbyllet dhe afati kalimtar, zikaltrit duhet të mendojnë për zëvendësuesin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat