Gashi transferohet në Ferizaj

Futboll

Gashi transferohet në Ferizaj

Nga: K. Goca Më: 23 janar 2019 Në ora: 16:40
Gashi transferohet në Ferizaj

Ferizaj me një mijë e një probleme por si duket i ka hequr qafesh dhe iu ka kthyer normalitetit. Faqja e klubit konfirmon se kanë arritur marrëveshjen me futbollistin Durim Gashi. “Sulmuesi i Therandës, Durim Gashi është transferi i parë i skuadrës sonë. Gasho së fundmi ishte pjesë e Ballkanit nga Theranda”, bëhet e ditur nga klubi. Futbollisti është i lumtur që ka firmosur me Ferizajn. "Kam arritur marrëveshje me skuadrën e Ferizajt. Oferta që më ka bërë Ferizaj më ka bindur që të jem pjesë e tyre", tha Gashi. Ferizajt renditet në vend të 11-të me 15 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat