Suarez shqetëson Barcelonën

Futboll

Suarez shqetëson Barcelonën

Më: 23 janar 2019 Në ora: 17:07
Suarez shqetëson Barcelonën

Futbollisti Luis Suarez ka shqetësuar Barcelonën me deklaratat e fundit të bëra për revistën gjerman "11freunde". Uruguaiani, në   fakt, ka lënë të kuptohet se marrëdhënia e tij me Liverpool-in, skuadra me të cilën është bërë i njohur në futbollin ndërkombëtar, është akoma shumë e fortë.  “Të gjithë ata që kanë luajtur me Liverpoolin mbeten të lidhur për të gjithë jetën me klubin. Skuadra po luan shumë mirë në këtë sezon dhe jam shumë i interesuar të kuptoj se çfarë do të bëjnë”, ka thënë Suarez.  Ai ka folur edhe për trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili është një nga më të vlerësuarit në botë. "Çdo lojtar do të donte të stërvitej nga Klopp", kanë qenë fjalët e Suarezit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat