Guardiola: Arijanet Muriqi ishte i jashtëzakonshëm

Futboll

Guardiola: Arijanet Muriqi ishte i jashtëzakonshëm

Më: 24 janar 2019 Në ora: 07:31
Pep Guardiola

Pep Guardiola është deklaruar pas kalimit të Manchester Cityt në finale të EFL Cup.

Manchester City e eliminoi Burtonin nga EFL Cup me rezultat të përgjithshëm, 10:0, ndërsa Pep Guardiola është shprehu tejet i kënaqur.

Trajneri spanjoll gjithashtu është ndalur të flet edhe për paraqitjen e Ariajnet Muriqit, duke e vlerësuar lartë atë.

“Ishte një ndeshje shumë e mirë edhe pse fusha ishte shumë e vështirë, shumë e rrëshqitshme”, tha fillimisht Guardiola.

“Ne zhvilluam një ndeshje të madhe, por që humbëm shumë pasime, ndërsa Burton i kishte disa shanse të mira për gol.

“Muriqi? Ai ishte i jashtëzakonshëm. Ne jemi në finale”, ka shtuar më tej trajneri spanjoll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat