Edhe pas humbjes ndaj Sevilla, Valverde mbron vendimin për ta pushuar Messin

Futboll

Edhe pas humbjes ndaj Sevilla, Valverde mbron vendimin për ta pushuar Messin

Më: 24 janar 2019 Në ora: 08:58
Lionel Messi 

Barcelona ka pësuar mbrëmë një humbje që ia rrezikon vazhdimin e garave në “Copa del Rey”.

Katalanët kanë pësuar me rezultatin 2:0, në udhëtimin e vështirë në Andaluzi, udhëtim ky që e vuri përball Sevillas.

Kjo humbje mund të ketë ardhur edhe si pasojë e mungesës së argjentinasit Lionel Messi, i cili për këtë ndeshje ishte vendosur të pushohet.

Vendimin për ta pushuar lojtarin e morri trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i cili këtë veprim e mbrojti edhe pas rezultatit 2:0.

“Nuk jam pishman. Është diçka që unë duhej ta bëja” ka thënë Valverde në konferencën për shtyp.

“Sot duhej të bëja disa ndryshime dhe kur ndryshon, duhet pasur parasysh rrezikun. Nëse fiton, ke të drejt, nëse humb, je gabim” ishin fjalët e trajnerit.

Barcelona do ta ketë edhe një mundësi për kualifikim, në ndeshjen e dytë që luhet në “Camp Nou”, por duhet përmbysur disavantazhin e dy golave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat