Dëmtimi i Neymar trondit PSG-në, sulmuesi e lë fushën me lot në sy

Futboll

Dëmtimi i Neymar trondit PSG-në, sulmuesi e lë fushën me lot në sy

Më: 24 janar 2019 Në ora: 09:13
Neymar

Sulmuesi i PSG, Neymar, doli nga fusha duke çaluar dhe i përlotur, me një dëmtim në këmbë, të pësuar gjatë fitores 2-0 të “Coupe de France”, kundër Strasburgut.

Ylli brazilian duket se dëmtoi këmbën e djathtë, kur mesfushori i Strasburgut, Moataz Zemzemi, u përpoq ta frenonte atë, para se gjyqtari Johan Hamel të jepte goditje të lirë.

Neymar u largua menjëherë nga fusha, pas marrjes së trajtimit mjekësor, dhe u shfaq emocional, teksa bëri rrugën poshtë tunelit të stadiumit. 

Duke folur për “Eurosport”, pas ndeshjes, trajneri Thomas Tuchel shprehu shqetësimin e tij për futbollistin më të shtrenjtë në botë, duke thënë: "Jo, nuk munda të flisja me Neymar, sepse është në spital. Po, jam i shqetësuar për të. Është gjithmonë e komplikuar kjo situatë, me dëmtim të së njëjtës këmbë dhe të të njëjtit “metatarsal” (si lëndimi i pësuar në fillim të vitit 2018)".

Dëmtimi i Neymar shton shqetësimet e PSG-së përpara ndeshjes së ardhshme të Ligës së Kampionëve, kundër Manchester United.

Edhe Marco Verratti pësoi një dëmtim shumë serioz gjatë fitores së të shtunës në Guingamp. Një situatë delikate para sfidës së parë në “Old Trafford”, por ish-trajneri i Borussia Dortmund do të lutet për lajme të mira nga të dy lojtarët .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat