Çekiçi ndërron skuadër

Futboll

Çekiçi ndërron skuadër

Më: 24 janar 2019 Në ora: 15:33
Endri Çekiçi

Merr një kthesë radikale e ardhmja e Endri Çekiçit. Pas shumë vuajtjeve dhe peripecive të kaluara te Dinamo e Zagrebit gjatë këtyre dy viteve të fundit ku është i dashur të ngrohë stolin dhe të luajë në kategorinë e dytë kroate për skuadrën e dytë, 22-vjeçari shqiptar ka ndërruar skuadër pasi është transferuar zyrtarisht në Slloveni te skuadra kampione e këtij vendi Olimpija e Ljubljanës. Tashmë sulmuesi i krahut do të ketë mundësi të aktivizohet rregullisht dhe të rritet si futbollist në një kampionat ku u jepet shumë përparësi lojtarëve të rinj. Nuk bëhet e ditur shifra që Dinamo e Zagrebit ka përfituar nga shitja e Çekiçit. Në këtë sezon ish lojtari i përfaqësueses Shpresa të Shqipërisë është aktivizuar me Dinamo Zagreb 2 në kategorinë e dytë kroate teksa në 11 takime ka realizuar dhe dy gola. Ka qenë Fabijan Komljenoviç, ai që ka insistuar për Çekiçin. Kroati punon si zbulues talentesh për klubin slloven, ndërsa po bën dhe rolin e drejtorit sportiv. Ai e njeh mirë pogradecarin, pasi ka punuar më parë te gjiganti kroat.Olimpija renditet për momentin në vendin e dytë në kampionatin slloven (Prva Liga) me 36 pikë, nëntë më pak se kryesuesit e Mariborit, ndërsa Çekiçi është gati të nisë aventurën e radhës në karrierën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat