Futbollisti shqiptar bëhet baba për herë të dytë

Futboll

Futbollisti shqiptar bëhet baba për herë të dytë

Më: 24 janar 2019 Në ora: 16:20
Shkodran Mustafi

Shkodran Mustafi është bërë baba për herë të dytë këtë të enjte, teksa në jetë ka ardhur djali i tij. Pavarësisht se nuk është një ndjesi që futbollisti me origjinë shqiptare po e përjeton për të parën herë, ai shprehet i emocionuar teksa jep lajmin e bukur në Instagram. 

“Shumë i lumtur t’iu them se ka ardhur në jetë djali jonë! Është gjithmonë një ndjesi e veçantë pritja e një anëtari të ri në familje. #baba krenar #marshallah”

Kujtojmë se në 2017-tën ka ardhur në jetë vajza dhe fëmija i parë i futbollistit, dhe ky i fundit ka shkruar pothuajse të njëjtat fjalë:

“Shumë i lumtur t’iu them se ka ardhur në jetë vajza jonë! E vështirë të vendosësh të gjithë këto emocione në fjalë, gjithçka çka mund të them është se është dita më e lumtur e jetës sime. #baba krenar #marshallah”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat