Sfida Skënderbeu-Partizani po afron

Futboll

Sfida Skënderbeu-Partizani po afron

Më: 24 janar 2019 Në ora: 17:02
Sfida Skënderbeu-Partizani po afron

Nesër, në Korçë, në stadiumin “Skënderbeu”, do të luhet superndeshja e javës së 19-të mes Skënderbeut dhe Partizanit.

Padyshim që në këto ditë dimri, kushtet klimaterike nuk janë të favorshme dhe aq më tepër në stadiumet shqiptare. Gjatë ditës së djeshme, në Korçë, në qytetin juglindor, ka rënë dëborë dhe fusha e lojës ka qenë e mbuluar.

Duke pasur dhe një mot më të qëndrueshëm ditën e sotme, menjëherë stafi i stadiumit është vënë në punë dhe ka pastruar terrenin nga dëbora, duke premtuar se ditën e nesërme fusha do të jetë në gjendje optimale. Kështu lojtarët do ta kenë më të lehtë për të dhënë maksimumin, pa u penguar nga kushtet rrethanore, siç janë këto klimaterike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat