Era e madhe dhe shiu ndërprenë punën e Prishtinës

Futboll

Era e madhe dhe shiu ndërprenë punën e Prishtinës

Më: 24 janar 2019 Në ora: 18:27
Era e madhe dhe shiu ndërprenë punën e Prishtinës

Klubi i futbollit Prishtina ka vazhduar me ditën e dytë të përgatitjeve në Antalya. Përderisa paradite punoi në palestrën e fitnesit dhe në fushën e hotelit, seanca e pasdites u anulua. Pothuajse të gjitha skuadrat evropiane që  ndodhen në Antalya, e kishin të pamundur t’i zhvillonin ndeshjet e tyre miqësore apo të mbanin seanca stërvitore.

“Era e madhe me shpejtësi deri në 60 kilometra në orë të përcjellë me të reshura të rrëmbyeshme shiu ka vazhduar më shumë se dy orë, duke e pamundësuar punën. Sidoqoftë, parashihet që moti të këndellet ose të paktën të ndalet era e madhe dhe që nga nesër, jo vetëm Prishtina, por të gjitha skuadrat që ndodhen në rajonin e Antalyas do t’i vazhdojnë seancat e tyre të rregullta”, bëhet e ditur nga FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat