Chelsea kalon në finale të EFL Cup duke e eliminuar Tottenhamin

Futboll

Chelsea kalon në finale të EFL Cup duke e eliminuar Tottenhamin

Më: 24 janar 2019 Në ora: 23:03
Foto nga ndeshja

Chelsea ka kaluar në finale të EFL Cup.

Chelsea ka arritur ta eliminoi Tottenhamin nga EFL Cup, duke kaluar kështu në finale.

Blutë kaluan fillimisht në epërsi me anë të N’Golo Kante në minutën e 27’, ndërsa Eden Hazard e dyfishoi epërsinë (38’).

Por, Tottenham u këndell në pjesën e dytë, duke e ngushtuar rezultatin në 2 me 1 në minutën e 50’ me anë të Fernando Llorente.

Kjo gol e Spurs bëri që ndeshja të shkoi në gjuajtjen e penalltive, pasi ata kishin fituar ndeshjen e parë me rezultat, 1:0.

Por, Chelsea u tregua më e saktë nga gjuajtja e penalltive, duke shënuar katër, ndërsa rivali i tyre lokal shënoi dy.

Blutë nga Londra kaluan në finale të EFL Cup, ku do të përballen me Manchester Cityn që mbrëmë e eliminoi Burtonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat