Candreva drejt largimit nga Interi

Futboll

Candreva drejt largimit nga Interi

Më: 25 janar 2019 Në ora: 00:24
Candreva

Agjenti i Antonio Candrevas e ka pranuar se sulmuesi i krahut mund të detyrohet ta lë Interin këtë muaj

Candreva ka luajtur vetëm 282 minuta në Serie A këtë sezon për Interit dhe pavarësisht se ka refuzuar West Hamin dhe Fenerbahcen, agjenti Federico Pastorello ka thënë se klienti i tij mund të largohet gjatë këtij muaji.

“Qëllimi i Candrevas në fillim të këtij viti është që të rri edhe një sezon duke kontribuar dhe ndihmuar sa më shumë që mundet skuadrës së tij aktuale”, tha ai për Sky Sport Italia.

“Është e qartë që dinamika ka ndryshuar gjatë këtij sezoni dhe ai ka gjetur shumë pak hapësira në skuadër për momentin”.

“Me këtë në mëndje, ne jemi të obliguar ti ngrisim antenat dhe të shikojmë mundësitë e tjera që janë jashtë Interit”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat