Pas largimit të Neymarit, Barcelona i shpenzoi 533 milionë euro

Futboll

Pas largimit të Neymarit, Barcelona i shpenzoi 533 milionë euro

Më: 25 janar 2019 Në ora: 00:31
Foto ilustrim

Me katër prurje që tashmë janë konfirmuar në dimër, si dhe me 75 milionë euro për Frenkkie de Jong si dhe 11 milionë euro bonuse, Barcelona po vazhdon që të shpenzojë duke sjell lojtarë të rinj

Për të dytin janar me radhë, katalunasit i kanë hapur xhepat e tyre për të sjell lojtarë të rinj, disa për afate të shkurtra e disa për të ardhme më afatgjate. Gjatë sezoneve, 2013/14, 2014/15, 2015/16 or 2016/17, Barcelona nuk kishte shpenzuar asnjë cent për ta forcuar skuadrën e tyre, me prurjet e reja që vinin gjatë verës më shumë gjatë këtyre sezoneve.

Megjithatë, tani, skuadra ka nevojë për të diktuar këtë aktivitet, ku kanë sjell Jeison Murillon dhe Kevin-Prince Boateng. Këtë dimër, ata kanë shpenzuar 77 milionë euro, 75 milionë euro për De Jong dhe një milian për Murillon dhe Prince, përderisa Jean-Clain Tobido do të vije pa para këtë verë.  

Janarin e kaluar, klubi ka shpenzuar 131 milionë euro, ku 120 milionë euro u shpenzuan për ta sjell Philippe Coutinhon, ndërkaq ata larguan Minan.

Ndoshta nuk është rastësi pasi që shpenzimet e mëdha erdhën pas largimit për shumë para të Neymar dhe gjatë asaj vere, pas ati largimi ata shpenzuan rreth 198 milionë euro për Ousmane Dembele dhe Paulonho, lëvizjet e cila, kombinuar me blerjet e dimrit akumuluan një shitje prej 329 milionë euro.

Verën e 2018-ës ata shpenzuan 128 milionë euro, kurse blerja më e shtrenjtë ishte Malcom më 41 milionë, të cilave i shtohen edhe 77 milionë këtë afat kalimtar.

Neymar u largua nga Blaugrana për 222 milionë euro kurse që nga ky largim janë shpenzuar 533 milionë euro. Ky afat ende nuk ka përfunduar, dhe marrëveshje të tjera mund të arrihen, njëra prej tyre është ajo me Adrien Rabiot.

Ka ende edhe një javë në treg, Eric Abidal ende është duke punuar dhe shumë gjëra mund të ndodhin deri se të fillon shkurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat