“Ozil është një talent i çuar dëm, ai ka probleme të mëdha psikologjike”

Futboll

“Ozil është një talent i çuar dëm, ai ka probleme të mëdha psikologjike”

Më: 25 janar 2019 Në ora: 08:07
Mesut Ozil

Mesut Ozil është një talent i çuar dëm i cili ka probleme psikologjike, sipas ish-mesfushorit të Arsenal Emmanuel Petit. 

Ish-lojtari i Gjermanisë nuk ka luajtur asnjë minutë për Topçinjtë në vitin 2019, teksa paraqitjen e fundit e ka bërë në barazimin 1-1 ndaj Brighton. 

“Është për të ardhur keq,” shprehet Pettit për Daily Mail. “Nuk e mbaj mend herën e fundit kur ai ishte një artist në fushë; tani ai është kthyer në një lojtar i parashikueshëm.

“Ai është një talent i çuar dëm dhe ka probleme të mëdha psikologjike. Në vitin 2002, kur Franca kampione në fuqi u eliminua që në fazën e grupeve, ishte e turpshme.

“Është e njëjta situatë me Gjermaninë e vitit 2018. Ozil është cilësuar si një nga fajtorët kryesorë. 

“Megjithatë duhet thënë se Ozil ashtu ka qenë në dy vitet e fundit tek Arsenal, një ndeshje e madhe, katër normale. Mendërisht ai nuk është më ai i mëparshmi. 

“Fizikisht është mirë, ai ka talent, të gjithë i njohim kualitetet e tij, por nuk mund të punosh nëse mendja nuk është në rregull.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat