Policia jep lajmin e tmerrshëm për aeroplanin e futbollistit Sala

Futboll

Policia jep lajmin e tmerrshëm për aeroplanin e futbollistit Sala

Më: 25 janar 2019 Në ora: 08:51
Emiliano Sala

Lajmërimi nga policia ka zgjuar shumë reagime, përfshirë edhe nga klubet e futbollit.

Policia e Guernsey ka vendosur t’i shpall të mbyllura kërkimet për aeroplanin me futbollistin Emiliano Sala, i zhdukur nga dita e martë.

Në pamundësi për të gjetur gjurmë prej tij, ata kanë publikuar një njoftim që kërkimet janë mbyllur dhe se gjasat për shpëtimin e Salas dhe pilotit janë pothuajse të pamundura.

Megjithatë, ish-klubi i Salas, i cili javën e kaluar ishte transferuar në Cardiff City, nuk dëshiron që të dorëzohet dhe ka kërkuar që policia ta vazhdojë punën.

“Nantes ka mësuar se kërkimet për aeroplanin e zhdukur janë ndalur. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë. Klubi dhe tifozët e klubit kërkojnë dhe kërkimi për Emiliano Salën të vazhdojë. Të gjithë së bashku për Emin!”, shkruan Nantes në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat