Ky ishte vendimi nga FIFA pak orë para zhdukjes së aeroplanit të Sala

Futboll

Ky ishte vendimi nga FIFA pak orë para zhdukjes së aeroplanit të Sala

Më: 25 janar 2019 Në ora: 10:02
Emiliano Sala

Lajmi vetëm sa e bën edhe më të pikëlluar ngjarjen e zhdukjes së futbollistit Emiliano Sala.

Transferimi i Emiliano Sala nga Nantes në Cardiff City ishte aprovuar nga FIFA pak orë para zhdukjes së aeroplanit të tij.

Policia e Guernsey mbrëmë vendosi t’i shpall të mbyllura kërkimet treditore për sulmuesin argjentinas dhe pilotin David Ibbotson duke insistuar se shanset e shpëtimit janë “jashtëzakonisht të vogla”, shkruan “The Sun”.

Transferimi i Sala nga Nantes në Cardiff City ishte njoftuar të shtunën në pritje të lejes ndërkombëtare që u kompletua në fund nga FIFA.

Sala ishte duke flutuar nga Nantes në Cardiff për t’ju bashkuar ekipit të ri në fillimin e aventurës së tij te skuadra nga Premierliga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat