Feronikeli përballet me Sionin

Futboll

Feronikeli përballet me Sionin

Më: 25 janar 2019 Në ora: 10:43
Feronikeli përballet me Sionin

Feronikeli nga Drenasi sot do të zhvillojë njërën ndër miqësoret më të rëndësishme, ku do të përballet me klubin e madh nga Zvicra, FC Sion.

Përveç nivelit të lartë të lojës, këtë ndeshje e bën edhe më të veçantë fakti se për FC Sion luajnë tre shqiptarë, Ermir Lenjani, Arian Kabashi dhe Burim Kukeli. Po ashtu, pjesë e këtij ekipi është edhe ish-futbollisti i Barcelonës, Alex Song.

Ndeshja do të zhvillohet, me fillim nga ora 16:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat