Kantieri Inter, ylli i Atletico Madrid kryen vizitat mjekësore

Futboll

Kantieri Inter, ylli i Atletico Madrid kryen vizitat mjekësore

Më: 25 janar 2019 Në ora: 12:29
Diego Godin

Interi është një ndër klubet më aktive të Serisë A në merkato dhe po punon për të tashmen, por edhe për të ardhmen.

Klubi zikaltër ka arritur marrëveshjen me Southampton për huazimin me të drejtë blerjeje të mbrojtësit të djathtë Cedric Soares, titullar dhe kampion Europe me Portugalinë, ndërsa për sezonin e ardhshëm është bllokuar Diego Godin.

Uruguaiani do të transferohet falas në Milano në fund të sezonit aktual dhe do të firmosë një kontratë dy-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një vit.

32-vjeçari ka kryer ditët e shkuara kontrollet mjekësore, raporton SkySport, dhe tashmë firma është thjesht një formalitet, me Interin që afron një qendërmbrojtës ekspert dhe të besueshëm, për të marrë vendin e brazilianit Miranda dhe për të shtuar eksperiencën në një repart ku titullarët për momentin janë De Vrij e Skriniar.

Ndërkaq, qendërmbrojtësi Andrea Ranocchia është e sigurt që do të largohet në verë, sepse i mbaron kontrata, por Parma po mundohet ta marrë që tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat