Kryetari i FFK-së diskutoi me Kassabovin

Futboll

Kryetari i FFK-së diskutoi me Kassabovin

Më: 25 janar 2019 Në ora: 13:51
Kryetari i FFK-së diskutoi me Kassabovin

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu kanë pritur sot presidentin e Federatës së Futbollit të Bullgarisë, Michail Kassabov dhe ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Nedialtcho Dantchev. Gjatë këtij takimi u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet dy federatave, të cilat u vlerësuan të shkëlqyeshme dhe u dakordua që të vazhdohet në thellimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë. Po ashtu, temë diskutimi pashmangshëm ishin edhe dy ndeshjet kundër Bullgarisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian dhe organizimi sa më i mirë i tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat